Egzon Bardhi nga Drenasi ka ndërruar jetë tragjikisht në Gjermani. I riu nga Drenasi ishte duke punuar kur ndërroi jetë tragjikisht në vendin e punës.
Ai ishte vetëm 22 vjeçar dhe kishte shkuar në Gjermani për kushte më të mira.
Njoftimin për lajmin e hidhur e ka bërë familjari i tij, Bastri Bardhi :
“Egzon na ike shpejt, do të na mungosh me buzëqeshjen tane! Allahu na takoft në Xhennet.
Djali i vëllaut ton Egzon Bardhi, pa’s një aksidenti në Gjermani ku edhe ja murr jetën një ditë pa’s ditëlindjes së 22 në vendin e punës, pikërisht dje më datën 31.05.2024 ka ndërruar jetë, për vorrimin e Egzonit do të njoftohen, gjith farefisi, miq dhe shokë e dashamirë”