Vdes Ramadan Bunjaku, ish i burgosuri politik dhe juristi i njohur

 

 

Ka ndërruar jetë Ramadan Bunjaku, ish i burgosuri politik dhe një nga juristët më të njohur të vendit.

Ish-aktivisti politik vdiq pas një sëmundje, ndërsa për rastin e rëndë kanë njoftuar familjarët e tij. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 17:00, në varrezat e qytetit, në Dragodan.

Por, para ceremonisë së varrimit do të mbahet edhe një mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës së Ramadan Bunjakut.

Mbledhja do të mbahet në ora 15:00, në selinë e Shoqatë të të Burgosurve Politikë në Prishtinë, që ndodhet afër Gjimnazit “Sami Frashëri”.

Bunjaku kishte qëndruar për disa vite në burg për shkak të aktivitetit të tij politik për çlirimin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d