Ka vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Rexhep Maliqi. Sindikata e Policisë së Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të Rexhep Maliqit.
“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Rexhep Maliqi, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”