Vdes një ushtar turk i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ulutas: Humbja e tij ndihet në të gjithë komunitetin

 

 

Ka ndërruar jetë një ushtar turk i misionit të KFOR-it në Kosovë derisa ishte duke fjetur.

Shkaku i saktë i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar.

“Ushtari shërbeu me dallueshmëri dhe kontribuoi me shërbimin e tij të përditshëm në përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij në mision do të kujtohen dhe nderohen gjithmonë. Janë njoftuar familjarët e ushtarit të ndjerë”, thuhet në komunikatë.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka shprehur ngushëllimet e tij të përzemërta.

“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë. Humbja e tij ndihet në të gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij përmes përkushtimit tonë të palëkundur ndaj misionit të KFOR-it”, tha Ulutas.

Ushtari turk ishte pjesë e misionit të KFOR-it në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d