Ka vdekur një person I cili para disa ditësh ishte sulmuar fizikisht nga një person e ku mori lëndime të rënda, shkruan Gazeta Prishtina Sot.
Policia njofton se I dyshuari për sulmin është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar na mbajtje.
Rasti kishte ndodhur javën e kaluar në Shtërpcë.
“Shtërpcë / 10.12.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që më datë 08.12.2023 kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka qenë në tretman mjekësor dhe më datë 12.12.2023 është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në noftimin e policisë. /Prishtina Sot/