Një person ka vdekur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në portin e Sarandës.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur 100 metra larg portit, në një anije ku ka shpërthyer bombola e oksigjenit, dhe personi i cili do të zhytej në ujë ka mbetur i vdekur, shkruan TopChannel transmeton Klankosova.tv
Raportohet se në këtë anije ishin dy persona.
I plagosuri u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve.
Viktima është shtetas i huaj, por që nuk është bërë i ditur identiteti i tij.
Hetimet kanë filluar për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje tragjike