Vdes një person në plazhin e Durrësit

Një 70 vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Durrësit.

Sipas njoftimit të policisë, i moshuari banues në Laprakë, ka pësuar arrest kardiak sapo ka hyrë në det.

“Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d