Vdes një i burgosur, po trajtohej në Spitalin e Gjilanit

 

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një të burgosuri me inicialet J.I., shkruan Gazeta Prishtina Sot.

Sipas njoftimit, i burgosuri ka qenë një 78-vjeçar i cili për shkak të problemeve shëndetësore që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946.

I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d