Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se një grua e cila ishte me nevoja të veçanta, ka vdekur në QKMF në Skenderaj. Në raport thuhet se e njëjta kishte shkuar atje për kontroll, dhe ishte alivanosur në korridor duke mbetur kështu pa shenja jete.
Vdekjen e saj e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse policia është duke e hetuar rastin.
Sipas familjarëve të viktimës, ajo ka pasur probleme shëndetësore më herët, dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.