Një burrë i cili për shkak të një aksidenti po trajtohej në Qendrën Emergjente në Kamenicë, ka vdekur dje.
Rastin në fjalë policia po e trajton si “vdekje e dyshimtë”.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të një aksidenti ishte duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, me datën 14.08.2024 ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin inicohet rasti dhe i referohet hetimeve të mëtutjeshme”, thotë policia