Një pacient ka ndërruar jetë dy ditë më parë në QKUK, ku po trajtohej për lëndimet që kishte marrë pasi kishte rënë në një pusetë të hapur.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, raporton Indeksonline.
Viktima ra në pusetë të hapur pasditën e 9 gushtit, duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas policisë, rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse” dhe është duke u hetuar nga organet përkatëse./Indeksonline/