Vdes në moshën 84-vjeçare ish-kryeministri i Kanadasë, Brian Mulroney

 

 

Ish-kryeministri i Kanadasë, Britan Mulroney, i cili kishte arritur marrëveshje për tregti të lirë me Shtetet e Bashkuara, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Mulroney vdiq në mënyrë paqësore, i rrethuar nga familja, tha të enjten vajza e tij, Caroline Mulroney, raporton agjencia “Reuters”.

Mulroney pati një procedurë në zemër në gusht dhe ishte trajtuar për kancer të prostatës më herët vitin e kaluar, kishte shkruar e bija në fund të gushtit në rrjete sociale.

Mulroney ishte fillimisht avokat korporatash e pastaj ishte bërë biznesmen. E kishte udhëhequr partinë e Konservatorëve Progresistë drejt një fitoreje historike më 1984 ndaj Liberalëve të Pierre Trudeau-s.

Kryeministri i tanishëm i Kanadasë, Justin Trudeau, që është biri i Pierre Trudeau-s, e çmoi punën e Mulroney-t. “Ai kurrë nuk u ndal së punuari për kanadezët dhe gjithmonë synonte që ta bënte këtë shtet një vend edhe më të mirë për ta quajtur shtëpi” – shkroi ai në rrjetin X.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d