Vdes drejtuesi i motoçikletës pas një aksidenti me një veturë në Mitrovicë

 

 

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçikletë në Mitrovicë.

Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës me anë të një njoftimi në Facebook.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.

Komunikata e plotë:

Aksident me fatalitet
Mitrovicë 27.05.2024
Sot, rreth orës 19:30, në Rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur njëa aksident në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçilkete.
Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.
Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d