Vdes babai i Haxhi Shalës, komandant Topit që ndodhet në Hagë

 

 

Babai i Haxhi Shalës, komandant Topit, Xheladin Shala, u nda nga jeta sot, raporton Gazeta Prishtine Sot.

Lajmin e ka bërë të ditur nipi i të ndjerit, i cili tha se gjyshi i tij u largua me mallin për djalin e tij që ndodhet në paraburgim në Hagë. “Sot, në orët e para të mëngjesit, na la gjyshi jonë i dashur, Xheladin Shala.

U largove me mallin që ta shohësh edhe një herë djalin tënd, një mall që nuk munde ta shuaje dot. Zemra ime është e rënduar nga kjo dhimbje, sepse ti dëshiroje aq shumë të ishe sërish me të. E megjithatë, u prehsh në paqe, gjyshi im! Në kujtimet tona, ti do të jetosh gjithmonë, me atë dashuri të pafund që na dhe dhe forcën që gjithmonë na jepje.

Mungesa jote do ndihet gjithnjë, por ne do ta mbajmë kujtimin tënd të gjallë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d