“Vdekje shqiptarëve”- Shfaqet një tjetër mbishkrim kërcënues antishqiptar në Bujanoc, Kamberi kërkon hetim

 

 

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar për një mesazh të ri kërcënues që është bërë për shqiptarët në Bujanoc, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc është vendosur një mbishkrim: “Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”!.

Kamberi thotë se ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji.

Ai ka ftuar organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi:

Postimi i plotë:

Mesazh i ri antishqiptar në Bujanoc

Mesazhet kërcenuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndrruar në përditshmëri.

Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim.

Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji.

Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kan marr hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d