Një ditë pas protestës në Bujanoc u shkrua në tokë grafiti “vdekje shqiptarëve”..
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu njoftoi se në Shtëpinë e Shëndetit më Bujanoc për grafitin e shkruar në oborr.
“Në oborrin e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc gjatë ditës së sotme, qytetarët e kanë parë këtë grafit “vdekje shqiptarëve”. Ftoj organet e rendit që ta zbulojnë autorin dhe të merren masat”, ka shkruar Lutfiu në Facebook.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës protestuan në sheshin e Bujanocit kundër shtypjes dhe diskriminimit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga autoritetet serbe.
“Kthema adresën”, “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, ishin disa nga pankartat që protestuesit kanë mbajtur në duar.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës të hënën protestuan në Bujanoc kundër politikave shtypëse të Beogradit.