Vdekje e dyshimtë në Gjilan, gjendet pa shenja jete një person

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bilinicë të Gjilanit, ku në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një person, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Siç mëson Gazeta nga burimet e saja, një burrë rreth 53-vjeçar, ka ndërruar jetë nën rrethana të dyshimta. Viktima është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Gjilanit, dhe aty është konstatuar vdekja e tij nga mjekët, shkruan Gazeta Sinjali.

Vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë, derisa njësitë policore e kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, mëson gazeta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d