Qeveria iraniane thirri një “takim urgjent” sot pas njoftimit për vdekjen e presidentit Raisi dhe ministrit të Jashtëm. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA.
Ende nuk janë dhënë detaje tjera rreth rastit që tronditi Iranin. Mbetët të shihet nga hetimet që do bëhen se a ishte për shkaqe të problemeve teknike apo ka dyshime të infiltrimeve të mundshme të shërbimeve të huaja në këtë rrëzim të helikopterit që për pasojë kishte vdekjen e presidentit dhe ministrit të jashtëm iranian.
Kujtojmë se para pak javësh Irani kishte sulmuar me raketa dhe dronë Izraelin pasi ky i fundit kishte sulmuar ambasadën iraniane në Damask të Sirisë.