Vdekja e 4-vjeçares në Gjakovë, Vitia: Masa për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor

 

 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pas vdekjes së 4-vjeçares në Gjakovë, e cila ndërroi jetë në rrethana të dyshimta, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vitia ka paralajmëruar masa pa vonesë për cilindo që sipas tij, ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor.

Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike.

Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.

I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj”, shkroi ai.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se është iniciuar rast i hetimit të vdekjes në rastin e katërvjeçares.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drini Domi, i cili tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet lidhur me këtë rast”, tha Domi.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Spitali i Gjakovës i cili tha se më 16 shkurt, rasti ishte referuar nga urgjenca e mjekësisë familjare për në Repartin e Pediatrisë, ku pas konsultimit me pediatrin, ortopedin dhe kirurgun, fëmija është ndaluar për trajtim të mëtejmë në repartin e Kirurgjisë.

Konsultimet dhe mbikëqyrja profesionale mjekësore ka vazhduar derisa gjendja ka filluar të përkeqësohet dhe mjekët kanë konstatuar se nevojitet trajtim i mëtejmë në QKUK, pra trajtim në nivelin terciar”, thuhet në reagimin e Spitalit të Gjakovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d