Vazhdon lyerja e Urës së Ibrit, raporti mbi cilësinë e saj del së shpejti

 

 

Punimet në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, po vazhdojnë edhe sot.

Të hënën atje janë parë punëtorët, të cilët po lyejnë pjesët rrethuese të urës. Një raport mbi kapacitetin mbajtës të urës, sipas Ministrisë së Mjedisit pritet të dalë këto ditë, pasi është bërë testimi kamionë të ngarkuar rëndë, kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e saj.

Gjatë ditës mbi urë kanë qenë prezent karabinierët që kanë vëzhguar situatën.

Ndryshe, të enjten u bë testimi i Urës së Ibrit, ku po lëviznin tre kamionë të rëndë dhe të ngarkuar me qëllim që të matet stabiliteti i saj.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin po insiston që kjo urë të hapet për qarkullim, por kjo nuk ka gjetur mbështetje te aleatët ndërkombëtarë.

Javë më parë, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha pas takimit me Kurtin se vendet e QUINT-it në konsultim me NATO-n nuk mbështesin asnjë ndryshim të statusit të kësaj ure.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d