Të enjten i është dhënë lamtumira e fundit ish-boksierit kosovar, Besar Nimanit që u vra në Gjermani.
Ai u varros në varresat e myslimanëve në Bielefeld të Gjermanisë, raporton Prishtina Sot.
Besar Nimani u qëllua më 9 mars në Gjermani, ku pas plagëve të marra edhe vdiq.
Dy personat që dyshohet se janë dorasit janë shpallur në kërkim nga policia e Gjermanisë. Emrat e tyre janë: Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt.