Varroset 23-vjeçari nga Krusha e Madhe që u aksidentua para dy jave

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se sot ka marrë pjesë në varrimin e një 23-vjeçari që vdiq pas një aksidenti.

“Sot, me dhimbje të thellë, mora pjesë në varrimin e të riut 23-vjeçar, Arbër Shala nga Krusha e Madhe, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti”.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Arbër Shalës.

“Së bashku me familjarët, me miqtë dhe me të afërmit, i dhamë lamtumirën e fundit këtij djali të dashur e të respektuar. Ky është një moment i vështirë për të gjithë ne, dhe ndiej dhimbjen që po përjeton familja Shala! U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe i lus familjarët të mbahen sa më të fortë në këtë moment të rëndë! Pushofsh në paqe, Arbër”!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d