Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar pamjet nga dhoma e kontrollit të Forcave Ajrore izraelite gjatë sulmit nga Irani gjatë fundjavës.
Korrespondenti ushtarak i Times of Israel, Emanuel Fabian tha se pamjet tregonin dhomën e kontrollit gjatë përgjimeve të para të raketave dhe dronëve iranianë, shkruajnë mediat e huaja. Kujtojmë se Irani lëshoi më shumë se 300 raketa dhe drone drejt Izraelit, megjithëse u shkaktuan vetëm dëme minimale.
Ndryshe, një ndjekje “Live” të ngjarjes e kishte ndjekur edhe presidenti amerikan, Joe Biden.
Ai ishte në një dhomë të Shtëpisë së Bardhë gjatë gjithë mbrëmjes të së shtunës duke parë në kohë reale sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit.
I rrethuar nga një grup i vogël i këshilltarëve të tij më të afërt, ky ishte, siç thuhet, një moment me intensitet të konsiderueshëm.
Kjo për faktin se më shumë se njëqind raketa balistike iraniane po hidheshin drejt Izraelit së bashku me dronët.
The Israeli military releases footage from the Israeli Air Force’s control room at the IDF’s underground headquarters, as the first interceptions of the Iranian missiles and drones were carried out early Sunday. pic.twitter.com/bay0HeXRDA
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian)April 16, 2024