Një ushtar i traumatizuar ukrainas nuk po mund të flet apo të shfaq emocion, pasi që ishte goditur vazhdimisht në organin gjenital me elektroshok gjatë qëndrimit të tij në burgjet ruse.
Yuri Hulchuk, 23-vjeç, ishte goditur në organ gjenital nga torturuesi i njohur si Dr Evil, kur është zënë gjatë luftimeve të ashpra në Ukrainë në vitin 2022.
Ai vazhdimisht ishte rrahur nga gardianët e burgut, duke e goditur edhe me plumba të gomës në këmbë, ku si pasojë ka mbetur pothuajse i paralizuar, raporton telegrafi.
Edhe pasi u lirua nga burgu, ai është aq shumë i traumatizuar sa që mezi i përgjigjet të ëmës, mjekes Milana Kompaniiets, në momentin që u ribashkua me të pas më shumë se dy viteve qëndrim në burgun rus.
Në videon amatore, shihen dyshja duke u përqafuar – ku e ëma e Hulchukut i thotë: “Ne të duam, ne vërtetë të duam. Pa ty, nuk kemi jetë. Jeni dielli, gëzimi, krenaria dhe dashuria jonë”.
Por Hulchuk nuk reagon fare nga torturuat që i janë bërë nga rusët në burg.