Mërgim Mustafa, ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, e ka lënë ushtrinë për të shkuar në mërgim.
Lajmin e ka thënë vetë ai përmes Facebook-ut.
“Të dashur familjarë, miq, shokë e kolegë e ndjeva obligim për hir të respektit tuaj ndaj meje që të ju njoftoj se rrugëtimi im në FSK përfundon këtu”, ka shkruar Mërgim Mustafa.
Postimin e tij e ka shpërndarë edhe qytetari Valon Brahimi, i cili ka thënë se lajmet e tilla vërtetë brengosin.
Brahimi e ka treguar edhe historinë e familjes së Mërgimit, i cili deri sot ishte ushtar i Republikës së Kosovës.