Një ushtar i forcave ajrore të SHBA-së është qëlluar për vdekje nga një polic në Florida, i cili u fut në adresën e gabuar.
Roger Fortson, 23-vjeçar vdiq pasi një zëvendës sherif e qëlloi atë. Policia kishte deklaruar se polici e qëlloi në vetëmbrojtje pasi e pa Fortsonin me armë në dorë. Duke cituar një dëshmitar, avokati pretendon se policia është futur në shtëpinë e gabuar, raporton BBC
Ushtari u qëllua më 3 maj në shtëpinë e tij në Florida. Fortson u dërgua në spital ku vdiq si pasojë e plagëve.
Incidenti po hetohet nga Departamenti i Forcave të rendit të Floridas.