Të tjera pamje janë publikuar nga brenda Kursk-ut të Rusisë, ku po zhvillohen dyluftime mes ukrainasve dhe rusëve.
Në videot e fundit të shpërndara në rrjetet sociale, shihen dy ushtarë të veshur me uniformë ukrainase në, siç raporton BBC, Sverdlikovo, fshat në rajonin e Kurskut të Rusisë, përcjell Insajderi.
Në bazë të pamjeve, shihen te dy ushtarët duke larguar flamurin rus.
Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar dyluftimet që po bëhen në zonën e Kurskut.