Ushtarët amerikanë me pika kontrolli në Leposaviq, KFOR-i: Përpjekje për të garantuar mjedis të sigurt

Ushtarët amerikanë nga Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it kanë kryer disa kontrolle të automjeteve në komunën e Leposaviqit, njoftoi sot misioni paqeruajtës i NATO-s.

Këto kontrolle, KFOR-i i quan përpjekje si pjesë e misionit “për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

KFOR-i , thekson, si zakonisht, se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d