Ursula von der Leyen rizgjidhet presidente e Komisionit Evropian

 

 

Parlamenti Evropian e ka rizgjedhur presidente të Komisionit Europian Ursula von der Leyen, politikanen gjermane të qendrës së djathtë, e cila ka fituar edhe një mandat të dytë pesëvjeçar.

401 eurodeputetë votuan pro, 284 kundër dhe 15 abstenuan, raporton The Guardian.

Von der Leyen e kryesoi Komisionin Europian përgjatë dy krizave të mëdha, pandemisë Covid dhe pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia. Ajo ka fituar respekt në mesin e krerëve të shteteve dhe qeverive për mbështetjen e saj të vendosur ndaj Kyivit dhe aftësinë për të kultivuar marrëdhënie të ngushta me aleatët e Europës.

Konfirmimi i saj për një mandat tjetër si shefe e Komisionit Europian do të sjellë lehtësim për shumë kryeqytete të BE-së, të cilat kanë kërkuar vazhdimësi në Bruksel mes pasigurisë politike në disa shtete anëtare, luftës së vazhdueshme në Ukrainë dhe shqetësimeve për ndikimin e mundshëm të zgjedhjeve të ardhshme në SHBA.

Por von der Leyen gjithashtu është kritikuar nga pjesë të spektrit politik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d