“Urdhri më i këndshëm që ia dhashë Inteligjencës Italiane” – ish-kryeministri i Italisë e ‘shkrin’ që qeshuri Ukë Rugovën

 

 

Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema e ka kujtuar një moment të veçantë nga pritja që i kishte bërë ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe familjes së tij në Itali më 1999.

D’Alema ka thënë se ditën e pritjes së Rugovës dhe familjes së tij, që ishin larguar nga konflikti i luftës në Kosovë më 1999, ia kishte dhënë “urdhrin më të këndshëm” Inteligjencës Amerikane.

Urdhri? T’i jepte akullore fëmijëve të Rugovës.

“Më kujtohet personalisht takimi me familjen e Rugovës. Ishte një mundësi për mua që t’i jepja urdhrin më të këndshëm që nuk ua kisha dhënë kurrë Inteligjencës Italiane që t’u dhuroja akullore fëmijëve të Rugovës. Por, ishte një moment shumë i vështirë, kohë shumë e vështirë në konflikt. Bombardimet e NATO-s kishin nisur disa ditë më parë, por nuk kishim asnjë shenjë se Serbia do të dorëzohej, do t’i tërhiqte trupat e saj dhe do të lejonte që paqja të mbizotëronte në Kosovë”, tha D’Alema gjatë një fjalimi në Konferencën e LDK-së për Ibrahim Rugovën në Prishtinë.

E kur D’Alema e tregoi këtë ngjarje, Ukë Rugova, djali i ish-presidentit Rugova, shpërtheu në të qeshura derisa komunikonte me bashkëshorten e tij, Blerta Kllokoqi-Rugovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d