UP hap konkurs për zgjedhjen e rektorit të ri

 

 

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka hapur konkurs për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Konkursi është i hapur deri më 21.05.2024.

Kështu bëhet e ditur sipas njoftimit të cilin mund t’i gjeni KËTU.

Disa kritere të konkursit janë që kandidati nuk duhet të ketë qenë në pozita udhëheqëse në ndonjë parti politike apo listë zgjedhore në nivel qendror e lokal në tri vitet e fundit.

Rektori aktual Qerim Qerimi ishte zgjedhur me 21.11.2022 dhe mandati i tij përfundon në shtator të vitit 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d