UNICEF: Mijëra trupa të fëmijëve në Gaza ndodhen nën rrënoja

 

 

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Ted Chaiban, gjatë një komunikimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka deklaruar se trupat e mijëra fëmijëve të humbur mbeten nën rrënoja në Gaza.

Këto deklarata Chaiban i zhvilloi këto deklarata pas raportimit të fundit të shefit të OKB-së mbi shkeljet e të drejtave ndaj fëmijëve në konfliktin e armatosur.

“Në vitin 2023, 4,312 fëmijë palestinezë dhe 70 izraelitë u verifikuan si të vrarë ose të gjymtuar, që përfaqëson 37 për qind të të gjitha rasteve të verifikuara të vrasjeve dhe gjymtimit të përfshira në raport,” tha më tej ai.

Por numri i fëmijëve që mbeten nën rrënoja, do të thotë se OKB-ja nuk ishte në gjendje të përfshinte në raport mijëra raste të tjera të raportuara të fëmijëve të vrarë nga Gaza, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d