Ka shumë raste kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre.
Me një situatë të tillë është përballur mbrëmë një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar ish bashkëshortin e saj.
Gazeta mëson se i dyshuari 30-vjeçar i ka shkaktuar dhunë psikike ish gruas së tij, të cilën dyshohet se edhe e ka shantazhuar me mesazhe të ndryshme.
Sipas informacioneve të para, në dëshminë e viktimës thuhet se ndër të tjera, i dyshuari e ka kërcënuar seriozisht duke i thënë se “Mbaje në mend se çka ndodhë nëse s’mi jep unazat” – duke i shkaktuar asaj frikë e shqetësim.
Të njëjtat burime thonë se rasti tashmë është iniciuar, ndërkohë që i dyshuari akoma nuk është kapur.
Me urdhër të Prokurorit të Shtëtit, ndaj të dyshuarit është iniciuar hetimi për veprën penale ‘Dhunë në familje’.