Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash, sot është takuar me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetton, i cili është duke qëndruar për vizitë në Prishtinë.
Siç thuhet në komunikatën e KFOR-it, Ulutash dhe ministri Crosetto ndanë pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në mbarë rajonin.
Komandanti i KFOR-it përshëndeti profesionalizmin e trupave italiane dhe kontributin e tyre të shkëlqyer në aktivitetet e përditshme të KFOR-it.Crosetto u takua edhe me personelin italian. Ai i falënderoi për përkushtimin dhe shërbimet e tyre.
“Profesionalizmi dhe angazhimi juaj janë të lavdërueshme; ato pasqyrojnë vlerat e Republikës italiane dhe kontributin e gjatë dhe angazhimin e palëkundur të Italisë në këtë mision të NATO-s dhe për stabilitetin rajonal”, tha Crosetto.
Crosseto gjatë ditës është pritur në takim edhe nga homologu i tij italian, Ejup Maqedonci, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtje.