Ulutas ia dorëzon detyrën Barduanit, komanda e KFOR-it kthehet tek italianët

 

 

Gjeneralmajori i ushtrisë turke, Özkan Ulutas ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të komandës është mbajtur në Kampin Film City në Prishtinë. Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani ia dhuroi medalje presidenciale ushtarake Gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan Ulutas.

Përderisa admirali Stuart B. Munsch, Komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, ka lavdëruar punën e komandantit Özkan Ulutas në Kosovë.

Ai ka thënë se NATO-ja dhe KFOR-i me mbështetjen e plotë të BE-së e kanë lehtësuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për t’i zgjidhur çështjet e pa zgjidhura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d