Ukraina depërton edhe më shumë në rajonin e Rusisë, mijëra rus po lëshojnë vendin

 

 

Forcat ukrainase vazhdojnë të avansojnë në pushtimin e rajonit të Kurskut në Rusi. Videot e publikuara në mediat sociale të premten treguan një kolonë kamionësh ushtarakë rusë të shkatërruar përgjatë një autostrade në rajonin Kursk.

Kjo mund të jetë një nga humbjet më të mëdha të vetme për ushtrinë ruse që nga fillimi i luftës. Mijëra banorë të kësaj zone shihen duke braktisur vendin në tentim për të ikur nga kjo zonë ku pritet të ketë luftime të ashpra.

Ushtria ukrainase thotë edhe se ka goditur një aeroport ushtarak thellë në Rusi dhe ka shkatërruar magazinat e bombave të supozuara./Indeksonline/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d