UEFA ditë më parë ka nisur një hetim disiplinor ndaj futbollistit të Shqipërisë, Mirlind Daku.
Daku pas përfundimit të ndeshjes Kroaci – Shqipri, u pa në një video duke sharë maqedonët, gjatë festës me tifozët shqiptarë. Ndërsa gjatë ditë së sotme, UEFA pritet të merr vendimin përfundimtar ndaj sulmuesit kosovar.
Janë dy mundësi, Daku mund të dënohet me suspendim me disa ndeshje apo dënim me kusht që nëse e përsërit veprën të dënohet me disa ndeshje
Rreth kësaj video ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë, e cila ka bërë ankesë në UEFA dhe ka kërkuar falje publike nga Mirlind Daku, gjë që ai e bëri duke thënë se ishte në afekt.