U vra nga i biri me thikë, e moshuara përcillet sot për në banesën e fundit

 

 

86-vjeçarja Gjylije Dani do të përcillet sot për në banesën e fundit.

E moshaura u vra me thikë ditën e djeshme nga djali i saj, Arsen Dani. 62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.

“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më besoi njeri, pasi vrava nënën time dhe më besuan”, kështu është shprehur para hetuesve Arsen Dani.

Ngjarja e rëndë ndodhi brenda apartamentit ku jetonin në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës. 86-vjeçarja dhe djali i saj jetonin bashkë në një apartament në Lezhë, ndërsa dy fëmijët e tjerë të viktimës banojnë në Tiranë.

Arsen Dani u arrestua disa minuta pas vrasjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d