U raportua se po kërkohet nga Serbia, koloneli i policisë: Zyrtarisht nuk jam në dijeni, por nuk pritet më mirë

 

 

Koloneli i policisë së Kosovës, Lumni Graishta, u raportua se po kërkohet nga Serbia bashkë edhe me disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 30 korrik, Serbia e ka dërguar një listë në Interpol, në mesin e të cilëve është edhe emri i kolonelit të Policisë së Kosovës.

Graishta tha për se “zyrtarisht nuk është në dijeni”.

“Edhe unë e kam lexuar në media lajmin se po kërkohem. Zyrtarisht nuk kam ndonjë informacion, por për neve nuk pritet më mirë nga Serbia”, tha Graishta për Klankosova.tv

Koloneli si i ri ka qenë i angazhuar në luftën e fundit në Kosovë si pjesëtar i UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d