U raportua se Elvana Gjata po hetohet nga SPAK, gazetari tregon detaje nga rasti

 

 

Gazetari Artan Hoxha ka folur për raportimet se këngëtarja Elvana Gjata po hetohet nga SPAK. Ai tregoi se këngëtarja për shumë kohë ka qenë në lidhje dashurie me Ervin Matën, i cili tashmë tha se është shpallur në kërkim.

“Këta bosat e krimit qëndrojnë shumë afër yjeve të shoubizit. Një pjesë e yjeve të shoubizit bëjnë një jetë shumë luks, përdorin mjete të një vlere shumë të madhe, ndjekin një stil jete veshje që ka një kosto të jashtëzakonshme. Elvana Gjata ka qenë për disa vite e dashura e Ervin Matës, një person i shpallur në kërkim. Është akuzuar për lëvizje të një sasie shumë të madhe të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, SPAK-u pretendon që një pjesë të parave që ai i sillte në Shqipëri i kalonte nëpërmjet llogarive, sepse del një rast një përgjim. Është hetim…” tha Hoxha në Pressing, duke treguar se ende nuk ka vendim të gjykatës për këtë rast.

“Duke qenë Elvana Gjata një këngëtare shumë e njohur, dalja e këtij materiali dhe përfshirja e një personazhi si Ervin Mata, në Shqipëri shumë i njohur, është njeriu që u përplas me Elvis Martinaj”, tha ai.

“Elvana nuk është marrë nën akuzë. Gjatë hetimit ka rezultuar që një sasi prej gjysmë milioni euro do të transferohej nga jashtë Shqipërisë në Shqipëri nëpërmjet llogarisë së Elvana Gjatës, nga i dashuri i vet. Duhet hetuar, a është bërë transferi, a janë ardhë paratë, kush i ka marrë paratë dhe nga kanë ardhur paratë”, deklaroi ai./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d