“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës…” – detaje për incidentin e rëndë në Mitrovicë

 

 

Një incident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në qytetin e Mitrovicës, ku në rrugën “Fatime Hetemi”, për motive akoma të panjohura, një person u qëllua me armë zjarri. I plagosuri është dërguar tashmë në QKUK, ndërsa janë zbuluar detaje të reja.

Ish kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka reaguar për këtë rast, duke treguar se viktima është një 40-vjeçar nga fshati Vinarc, i cili sipas tij u qëllua me 6 plumba.

Bahtiri ka shkruar se viktima u plagos prapa shpinës së tij dhe gjendjen e ka të rëndë.

“Më indinjatë të thellë mora lajmin shokues për incidentin e rëndë që ndodhi sot në Mitrovicë, ku qytetari F. Zeqiri (40 vjeç) nga Vinarci, mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave me armë ku u shkrepën 6 plumba në drejtim të tij.

Ky akt, ndodhi prapa shpinës së tij, dhe gjendja e tij anipse e rëndë po vazhdon të monitorohet vazhdimisht nga emergjenca e QKUK-së.” – ka shkruar ai ndër të tjera.

Ndryshe, lajmin për plagosje e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 09:42, në  Mitrovicë, është raportuar për  një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri, viktima  i moshës madhore është dërguar për  tretman mjekësor”, tha Zahiti për Sinjalin.

Në lidhje me këtë rast, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d