U përfshi në një vjedhje – Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar të dyshuarin

 

 

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person që dyshohet se është përfshirë në një rast vjedhje, raporton Prishtina Sor.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast vjedhje që ka ndodhur në maj të vitit 2023, në Prishtinë.

Polica gjithashtu thonë se në rast se dikush e sheh personin në fotografi të lajmërohet në numrin 192.

Njoftimi i Policisë:

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur në maj të vitit 2023, në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192″.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d