U mbajt peng për shumë vite në Liban, vdes në moshën 76 vjeçare gazetari amerikan

 

 

Gazetari amerikan Terry Anderson, i cili u mbajt peng për gati shtatë vjet gjatë luftës civile në Liban, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Anderson ishte korrespondenti kryesor për Lindjen e Mesme për Associated Press kur u kap nga militantët islamikë në 1985, gjatë asaj që u bë e njohur si kriza e pengjeve në Liban.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Greenwood Lake, Nju Jork, të dielën, tha vajza e tij.

Sulome Anderson tha se kishte gjetur paqe vitet e fundit pas sprovës që kaloi.

“Asnjëherë nuk i pëlqente të quhej hero, por të gjithë këmbëngulën ta quanin atë. Megjithëse jeta e babait tim u karakterizua nga vuajtje ekstreme gjatë kohës së tij si peng në robëri, ai gjeti një paqe vitet e fundit. Unë e di se ai do që të mbahet mend jo nga përvoja e tij më e keqe, por përmes punës së tij humanitare me Fondin e Fëmijëve të Vietnamit, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, veteranët e pastrehë dhe shumë kauza të tjera të pabesueshme.”, tha vajza e tij.

Anderson u rrëmbye në Bejrut më 16 mars 1985. Ai sapo kishte mbaruar së luajturi tenis kur persona të armatosur e tërhoqën zvarrë në një makinë dhe u larguan me shpejtësi.

Ai do t’i kalonte gjashtë vitet e nëntë muajt e ardhshëm i bllokuar në qeli nëntokësore, i lidhur me zinxhirë dhe me sy të lidhur për pjesën më të madhe të kohës, si një nga më shumë se 100 personat e ndaluar në Liban.

Ndërsa u lirua përfundimisht në 1991 pasi lufta civile përfundoi.

Gazetari u takua me vajzën e tij, e cila lindi menjëherë pas rrëmbimit të tij, për herë të parë kur ajo ishte gjashtë vjeç.

Pas lirimit të tij, Anderson dha leksione gazetarie në kolegje të ndryshme amerikane, përfshirë Universitetin Columbia në Nju Jork, përpara se të dilte në pension në 2015.

Ai shkroi gjithashtu një libër autobiografik, Den of Lions, duke detajuar kohën e tij në robëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d