Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi është dënuar për të pestën herë radhazi nga Serbia, shkaku i ngritjes së flamurit kuq e zi.
Por, Mustafi nuk është pishman për këtë dhe tha se nëse do të ishte në të njëjtën situatë, do ta bënte përsëri, duke i marrë parasysh dhe pasojat.
“Nëse do të isha ende në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar…tash e dy vite, as nuk jam punëtor, por ashtu siç e kam theksuar në gjykatë, po të isha përsëri në të njëjtën situatë, në një funksion tjetër, me vetëdije të plotë do ta bëja të njëjtën gjë pavarësisht pasojave”.
“Sepse ngritja e flamurit kombëtar shqiptar, në ditën e flamurit kombëtar është i nderuar nga respekti për identitetin shqiptar, dhe jo për qëllim të fyerjes ndaj Serbisë”, u shpreh tutje ai në Klan.
Po ashtu, Mustafi tha se nuk është ai i vetmi që është dënuar nga Serbia për këtë akt.