U arrestuan për spiunazh kundër Kosovës në BIA-n serbe, kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit nga Ferizaj

 

 

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë dy personat e arrestuar dje në Ferizaj, nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar që ndaj tyre të caktohet masa e paraburgimit.

Kjo kërkesë sipas Prokurorisë Speciale është bërë “pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale: Spiunazhi, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale: Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen”.

Shabani dhe Qerimi janë arrestuar dhe në një aksion të Drejtorisë për Krime të Rënda të Policisë së Kosovës të udhëhequr nga Agjencia e Inteligjencës së Kosovës.

Të arrestuarit dyshohen se kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe në Kosovë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d