Gazeta ka raportuar dje për arrestimin e mësueses nga Peja, nën dyshimet për veprën penale “Mashtrim”.
Ajo dyshohet se gjatë periudhës 2022-2024 ka mashtruar persona të ndryshëm duke ju premtuar sera të xhamit në formë të subvencionit, por që palët fillimisht kanë paguar 300-400 euro për transport dhe montim.
Gazeta raportoi ekskluzivisht se bëhej fjalë për Gjylfidane Morinën, e cila është mësimdhënëse me profesion.
Ndaj të njëjtës, Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesë për masën e paraburgimit.
Ndryshe, Policia në shtëpinë e saj në Loxhë, dje ka sekuestruar një llaptop, një vulë, disa folldera me dokumente të ndryshme dhe një telefon.
Vlera e dëmit të përgjithshëm dyshohet të jetë 30 mijë euro.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.