U arrestua dje në Kosovë/ Del fotoja e Arben Lamçes, pjesë e grupit të bandës Çopja, në Elbasan

I shpallur në kërkim nga SPAK-u në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, Arben Lamçe u arrestua ditën e djeshme në Prishtinë. Sipas raportimeve bashkë me të, njësiti FAST Kosova në bashkëpunimin me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) ka vënë në pranga edhe një person tjetër.

Lamçe, i njohur si pjesëtar i grupit kriminal Çopja në Elbasan, është shpallur në kërkim nga SPAK-u në operacionin e zhvilluar për arrestimin e personave me precedentë penal të mëparshëm të shpallur në kërkim për vrasje, trafikim droge dhe tentativë vrasje.

Tashmë pritet që Lamçja të ekstradohet në Shqipëri dhe të njihet me masën e sigurisë. Në krye të grupit kriminal të çmontuar nga SPAK ishin vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja alias Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit” që ndodhen jashtë dhe janë në kërkim. Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Çopja kishte porositur në kohë të ndyshme 22 atentate.

Nga këto, 6 persona u ekzekutuan, përfshirë masakrën e trefishtë në Bradashesh në 29 dhjetor të vitit 2018. Katër është numri i atentateve që i janë bërë Erion Alibejt i cili ka mundur të shpëtojë. Ndërsa në 2 raste të tjera është tentuar vrasja e Nuredin Dumenit, të penduarit të drejtësisë.

GJKKO ka lëshuar urdhërarreste edhe për: Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja, Armis Stafa, Maksim Koci, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami. Numri i urdhëarresteve të ekzekutuar, pas prangosjes së Arben Lamçes në Prishtinë, shkon në 16.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d