U aksidentua në janar, vdes gruaja që ishte duke u trajtuar në QKUK

 

 

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një grua që ishte duke u trajtuar pas një aksidenti që kishte ndodhur më 19 janar në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Besi, Prishtinë 19.01.2024-16:55. Lidhur me rastin, me 22.06.2024 viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d