Turqia me një fushatë interesante për të zvogëluar numrin e aksidenteve të trafikut

 

 

Shteti i Turqisë, përkatësisht Ekipet e Degës së Regjistrimit të Trafikut dhe Departamenti i Policisë kanë promovuar sot fushatën interesante e njëkohësisht edhe vetëdijësuese për shoferët. Kjo fushatë u realizua në mënyrë që drejtuesit e automjeteve të shohin pasojat nëse shkelin rregullat në trafik.

Raportohet nga mediat turke se vetura të dëmtuara gjatë aksidenteve janë vendosur në disa mbajtëse hekuri në autostradën Kars – Erzincan, në lartësi afësirsht 2 metra  ku shoferët mund t’i shohin ato mjaftë mirë. Gjithashtu mbi veturat e aksidentuara janë vendosur shenjat si ajo e kufizimit të shpejtësisë, ndalimit të përdorimit të telefonit dhe mos ngasjes nën ndikimin e pijeve akoolike.

Qëllimi i kësaj kampanje që pritet të përhapet në të gjithë qytetin është minimizimi i aksidenteve të trafikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d