Turqia dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për trajtimin e ushtarëve të FSK-së në spitalet turke

Në kuadër të vizitës zyrtare që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është duke e zhvilluar në Turqi, sot ka takuar ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.

Me këtë rast, ndërmjet dy ministrive tona u nënshkrua edhe protokolli i rishikuar i bashkëpunimit në fushën e trajtimit mjekësor, përmes të cilit mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke.

Me këtë marrëveshje, kuota e trajtimeve mjekësore falas në dispozicion të ushtarakëve tanë rritet nga 50 në 75 në vit apo për 50 për qind më shumë. Përveç kësaj, marrëveshja mundëson realizimin e ushtrimeve të përbashkëta në fushën e mjekësisë ushtarake, trajnime mjekësore para zbarkimeve ushtarake, shkëmbimin e personelit mjekësor, veprimtaritë shkencore dhe shkëmbim i informacionit mjekësor, edukim profesional për pjesëtarët e FSK-së në Akademinë Mjekësore Ushtarake të Turqisë në mjekësi të përgjithshme, stomatologji, infermieri dhe farmaci.

Mbi 300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajtuar pa pagesë në institucionet e specializuara shëndetësore ushtarake turke në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh në këtë fushë.Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës është tejet mirënjohëse ndaj Republikës së Turqisë për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d